No menu items!

“Kur futem në garë luftoj”, a do të jetë në Big Brother VIP 3 këngëtari i njohur?

Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj interviste, këngëtari ka treguar interesin për t’u bërë pjesë e reality show-t, “Big Brother VIP Albania”

Sipas Tiri Gjocit, ai është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë. Këngëtari i njohur u shpreh se e dëshiron si eksperiencë dhe do që të jetë një ndër banorët e edicionit të tretë të BB VIP.

“Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën. Në momentin që futem në garë, ndryshoj dhe luftoj goxha”, tha Tiri.

I pyetur se çfarë mendon se do i jepje “Big Brother”, këngëtari i njohur u shpreh:

“E para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë absolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam i sigurt që do jetë komplet e kundërta”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.