No menu items!

Kur pritet të hapet linku për aplikim për punëtorët dhe studentët për 100 eurot

Gjatë ditës së djeshme u paralajmërua se do të lëshohet në përdorim linku për aplikim për punëtorët e sektorit privat dhe studentët për shtesat prej 100 eurove.

Mirëpo, kjo gjë nuk u bë.

IndeksOnline ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës për të pyetur nëse sot do të kenë mundësi punëtorët dhe studentët të aplikojnë, por siç duket gjasat janë të vogla.

“Kur të jetë gati, do të ju njoftojmë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Po ashtu, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, në një prononcim për IndeksOnline tha se shpejt do të dalin me një njoftim, pasi janë duke punuar ende në këtë drejtim./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.