No menu items!

“Kur s’të del për bukë, nuk të duhet as drita” – Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me moton “Asnjë cent më shumë”, ka fnisur protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta ka nisur në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) mori vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës, i cili ende nuk është bërë publik.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRRE-ja

Rritja e çmimit të energjisë nuk prek vetëm faturën, por edhe bukën, vajin, qumështin – çdo aspekt të jetës sonë të përditshme”, u tha në njoftimin e grupit organizues në Facebook.

Kujtojmë se edhe më 5 prill u mbajt një protestë e ngjashme në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë qindra qytetarë. Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe presidenca, ku përmes një reagimi pati deklaruar se rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhir.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.