Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kanë ndjekur nga afër ndeshjen e gjashtë finale të “Play-off”-it të Superligës së Basketbollit të Kosovës, mes Trepçës dhe Bashkimit.
Ndeshja po zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe deri tani ka përfunduar pjesa e parë.
Atmosfera në qytet dhe në palestër është entuziaste, ndërsa pritet me interes përfundimi i takimit që mund të jetë vendimtar për fatin e titullit kampion./Raporto24