No menu items!

Kurti do të kthehet në Kosovë pas takimit në Bruksel, nuk dihet data e saktë

Pas Greqisë dhe Francës, Kurti do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me president serb, Vuçiq.

Dita e shtunë, e gjeti në tepihun e kuq në festivalin e filmit në Cannes të Francës.

Nën shoqërimin e gruas dhe vajzës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në premierën e filmit “Pa vend” nga Kosova.

Madje vizitën këtu, Kurti me veshje solemne, e shfrytëzoi edhe për disa fotografi më fytyra të njohura të filmit.

Nga vizita dyditore në Francë, Kurti shkroi se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi.

E ndalesën në Francë, Kurti thotë se e shfrytëzoi edhe për takim me Ministren Franceze të Kulturës.

E këtë vizitë në Francë Kryeministri e bëri pas asaj gjashtë ditore në Greqi.Por, edhe pas kësaj, kryeministri nuk pritet të kthehet në Kosovë.Nga Qeveria e Kosovës, kanë konfirmuar se Kurti do të udhëtoj të hënën për në Bruksel.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.