No menu items!

Kurti e pëson keq në konferencë përballë gazetarëve, pyetja e “vështirë” i merr përgjigje në pak sekonda

Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, në konferencën për media pas takimit me liderët politikë, ka paraqitur dy propozimet e tij për të ecur përpara, e që sipas Kurtit janë lëvizje të reja nga qëndrimet e tij të deritashme, shkruan Express.

Kurti është munduar të thotë se po tregohet zemërgjerë me propozimet e tij, meqë në asnjë vend në Evropë s’ka një parti e cila ka marrë 42 % dhe që është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku.

Kurti duke menduar se s’ka rast në asnjë shtet tjetër, iu është drejtuar me pyetje gazetarëve, duke iu thënë “ma gjeni një vend në Evropë ku partia e parë është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku?”.

Një nga gazetarët i është përgjigjur pa hezitim se është Shqipëria, që është pasur me një konfirmim të Kurtit dhe me një buzëqeshje nën buzë.

“Po Shqipëria e vërtetë është”, ka thënë Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.