Kurti: Ende s’ka marrëveshje, por jam optimist se do ta gjejmë zgjidhjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka përfunduar me një marrëveshje konkrete, por është shprehur optimist për vazhdimin e procesit.

Ende nuk kemi arritur një konkluzion. Jam optimist për rrugën përpara, me shpresën se racionaliteti po mbizotëron. Takimi ka përfunduar, por do të ketë edhe takime të tjera”, tha Kurti.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një proces të rëndësishëm dhe të gjerë, duke premtuar transparencë ndaj qytetarëve.

“Është një ndërmarrje e madhe dhe e gjerë. Ne do të jemi transparentë karshi jush sa i përket procesit”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për institucionet kryesore të vendit, përfshirë Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën, ndërsa fokusi kryesor ka qenë zhvillimet aktuale politike.

Kryeministri në detyrë ritheksoi se synimi i tij është arritja e një marrëveshjeje politike, duke shmangur organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Jam i interesuar për marrëveshje dhe jo të kemi zgjedhje. Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU