No menu items!

Kurti fton kompaninë KIA të investojë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti e ka ftuar kompaninë e prodhimit të automjeteve, KIA Europe që të investojë në Kosovë.

Këtë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar të premten në Prishtinë me zëvendëspresidentin e kësaj kompanie, KIA Europe, Jun Young Choi.

“Më këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi z.Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, thuhet se Kurti e ka njoftuar Jun për “progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj”

Kreu i ekzekutivit ka thënë se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.

“Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik. Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë”, përfundon njoftimi./Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.