No menu items!

Kurti mban takim me Limajn dhe Wallker, temë diskutimi formimi i institucioneve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sapo ka përfunduar një takim të përbashkët me ish-ambasadorin e OSBE-së William Walker dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Takimi është mbajtur në objektin e Qeverisë të premten dhe siç mëson Tëvë1, temë e diskutimit ka qenë edhe formimi i institucioneve dhe dalja nga ngërçi i situatës politike për konstituimin e Kuvendit.

Një bashkëpuinim i mundshëm ndërmjet LVV-së dhe Nismës është përfolur që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Diskutimet për një gjë të tillë nuk i kanë mohuar as nga këto parti. Por, siç kanë bërë të ditur vet Kurti e Limaj ditë më parë ata kanë qëndrime të ndryshme sa i përket mënyrës së bashkëpunimit. Albin Kurti ka thënë se dëshiron bashkëpunim në Qeveri me Limajn, por nuk mund t’ia jap postin e kryetarit të Kuvendit, Limajt. Ky i fundit ka thënë se në këtë kohë nuk është i gatshëm të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 3, por se do ta votonte nëse e merr postin e kreyparlamemtarit.

Që nga 15 prilli kur është mbajtë seanca e parë konstituive, deputët kanë dështuar në 23 tentime për konstituim. Të shtunën do të mbahet seanca e radhës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.