No menu items!

Kurti në Bruksel: Mbështetet agresori që mbron terroristët e Kosova mbetet nën masa

Në kohën kur Kosova vazhdon të mbetet nën masat e Bashkimit Evropian, pavarësisht përpjekjeve për demokratizim e sundim të ligjit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë me kritika të ashpra ndaj qasjes së BE-së karshi Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë rilansimit të Programit “Willy Brandt” për zgjerimin e Bashkimit Evropian, organizuar nga Socialistët dhe Demokratët, Kurti ka theksuar se politikat e Kosovës janë vlerësuar vetëm në fjalë, ndërkohë që Serbia ka përfituar mbështetje edhe pse, sipas tij, është strehë për terroristët e sulmit në Banjskë.

“Përpjekjet tona për ta avancuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat fundamentale të BE-së pranoheshin me fjalë. Por shumë rrallë mbështeteshin në aksione. Në fjalë të tjera, politikat tona më shumë janë pëlqyer se mbështetur. E politikat e fqinjit tanë janë pëlqyer më pak, por janë përkrahur më shumë. Fqinji jonë verior që është agresor dhe që provokon tensione e synon destabilizim sot strehon e mbron terroristët, por është Kosova që mbetet nën masat restriktive të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se loja e Serbisë në mes të Moskës dhe Brukselit nuk duhet të tolerohet, ndërsa ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe është e gatshme t’i bashkohet BE-së.

Në hapje të programit të rilansuar, zyrtarët evropianë kanë nënvizuar synimin për bashkëpunim më të ngushtë me shtetet që synojnë integrimin evropian.

“Misioni jonë është i qartë: Ta bëjmë Evropën të plotë dhe të kompletuar”, thuhet në nisje të këtij programi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.