No menu items!

Kurti njofton për takimin me Enver Petrovcin: U pamë pas trajtimit shëndetësor që kishte marrë në Prishtinë e Stamboll

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të mërkurën aktorin kosovar, Enver Petrovci. Në Instagram, Kurti ka treguar se ky takim ka ardhur pasi Petrovci kishte marrë trajtim në spitalet e Prishtinës dhe të Stambollit për sherim, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se në këta takim ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Petrovcit, Valbona Pula Petrovci, kanë folur për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin e Enver Petrovcit ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës.

“ Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për tetarin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, ka shkruar Kurti në Instagram.

“Enver Petrovci, i lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, është aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Ai ka interpretuar role të mëdha si Hamlet, Macbeth dhe Julius Cesar duke u bërë një ikonë në kulturën tonë. Enveri është gjithashtu themelues i Teatrit Dodona, Akademisë së Arteve, profesor shumëvjeçar i aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe themelues i Teatrit të Babës në Prishtinë. I uroj Enverit dhe familjes së tij shëndet të mirë dhe vazhdimësi në sukseset artistike”, ka përfunduar kryeministri./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.