Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do t’i nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve, Kurti tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.

“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU