No menu items!

Qëndrimi i Trump për dialogun, Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radoiçiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur vetëm nëse Beogradi dorëzon Milan Radoiçiqin dhe angazhohet për zbatimin e marrëveshjes bazike.

Kurti tha se mirëpret rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët paraqesin aleatin kryesor të Kosovës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti.

Ai këto komente i bëri pas vënies së themeleve të QKMF-së në Shtime.

Presidentit amerikan Donald Trump, i cili derisa ka thënë se ka Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, ka përmendur edhe konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se gjatë mandatit të tij të parë “kishte ndaluar mundësinë e eskalimit të situatës”.

Trump ka theksuar se ish-presidenti Joe Biden “e ka dëmtuar perspektiven afatgjate me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish”.

Kurti tutje shtoi se Serbia duhet t’i ndërmerr tre hapa për të arritur te normalizimi.

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht edhe ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti./Telegrafi/

 

Trump njofton se “do ta zgjidhi, sërish” çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.