No menu items!

Kurti për dialogun: Pyetni ata që kanë bërë koncesione deri më tani në emër të njohjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do ta vazhdojë avazin e vjetër të paraardhësve të tij në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, i pyetur rreth Asociacionit, ka thënë se kur presidenti i Serbisë deklaron se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, duhet pyetur ata që kanë bërë koncesione deri më tani në emër të njohjes.“Kur presidenti i Serbisë deklaron se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, a nuk duhet pyetur ata që kanë bërë koncesione deri më tani në emër të njohjes?. Unë kam qëndrim parimor, të drejtë për Republikën. Pra, sinqerisht na lejoni të merremi me drejtësi dhe punësim, menaxhim të pandemisë. E këto pyetje për dialogun janë shumë të mira për paraardhësit e mi. Pse e pranuan asociacionin, tabelat etj?, ata duhet t’i pyesni. Mua është mirë të më pyesni për Këshillin Nacional, për propozimet që i bëra. Unë jam shumë i interesuar të flas për propozimet e mija, për koncesionet e tyre le të flasin ata”, ka thënë Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.