Paraditja e së Premtes ishte jashtëzakonisht e ngarkuar për Zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Gabriel Escobar, i cili po zhvillon një varg takimesh vetëm një ditë para takimit të Ohrit, ku do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit të ShBA-ve, Gabriel Escobar, në mëngjesin e sotëm fillimisht u prit në takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas edhe nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan Raporto24.
Escobar në këto qaste sapo ka nisur takimin edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e që mediat patën mundësinë të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Raporto24 ka përcjellur nga mëngjesi këto takime, dhe në vijim ju sjellë pamjet nga takimit Kurti-Escobar, ndërkohë që në vazhdim do t’ju mbajë të informuar lidhur me detajet e diskutimeve në këto takime.