No menu items!

Kurti pyetet për deklaratën e Liburn Aliu se “Kosova është shtet i përkohshëm”: S’e kam parë, ka qenë emision festiv

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka komentuar deklaratën e vartësit të tij, ministrit Liburn Aliut, që tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë që e tha në emisionin “Zanat” në T7.

Kurti nga Gjilani kur u pyet për komentet rreth kësaj deklarate shtoi se nuk e ka pa dhe se në Gjilan është për punën dhe projekte të tjera.

Ai madje tentoi ta minimizojë deklaratën e Aliut duke thënë se është bërë në emision festiv edhe pse kjo nuk është e saktë.

“Nuk po më duhet e përshtatshëm që unë të komentojë emisione televizive që nuk i ka pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu më tha që ai ka qenë emision festiv, por këtu sot jemi për punë që po bëhen për qytetarët në të mirën e tyre dhe ky është përqendrimi ynë”.

Përderisa kur foli për autostradën e Gjilanit tha se kanë dalë probleme me rrëshqitjen e dheut, për çka sqaroi se duhet të riformatohet kontrata dhe të bëhen edhe disa shpronësime, raporton EO.

“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”, deklarata e Aliut nxit reagime të shumta

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.