No menu items!

Kurti: Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë besimtarët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë, ortodoksë dhe protestantë.

Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo festë është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë.

Ai po ashtu ka uruar që Pashkët t’i bëjnë të fuqishëm me durimin për mundimet, për betejën me të padrejtën dhe për vështirësinë e ndryshme.

“Këtë vit Pashkët i festojnë bashkë në të njëjtën datë besimtarët katolikë, ortodoksë e protestantë në të gjithë botën, e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë kudo ku jetojnë. E diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025 vitesh, çdo vit. Është më shumë se një festë, është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë. Kjo ditë na e sjell pranë mendjes e shpirtit dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen. Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim. Ta kemi shpresën të madhe sa dëshirat. Ta mbrojmë dritën siç e mbrojmë veten. Ta përmbushim sprovën e të qenit njerëz me besim e me virtytin e të mirës. Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë, për familjet e besimtarëve, për shqiptarët që mbrëmë i ndezën dritat e besimit në kishë, e sot kremtojnë në familjet e tyre. Na bëftë të fuqishëm me durimin për mundimet, për betejën me të padrejtën, për vështirësinë e ndryshme ashtu që ta ndihmojmë përherë njëri-tjetrin me plot dashuri. Qofshin lutjet e kësaj dite e mira që përhapet midis nesh”, ka shkruar ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.