No menu items!

Kurti shkon për homazhe në Mejë: Dëshmi e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e 376 civilëve të vrarë të masakrës së Mejës.

Ai vendosi lule edhe te guri i Nënës Pashkë.

Kurti tha se Meja është dëshmi e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptarë.

“376 shqiptarë të paarmatosur e të pambrojtur para 26 vjetëve u vranë në mënyrë mizore nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë. Është masakra më e madhe në Mejë e në Korenicë, e cila na ka sjellë këtu në përvjetor për homazhe dhe për t’i takuar familjarët e mbijetuar, të cilëve u jemi përjetë mirënjohës për qëndresën e fortë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ndërkaq, dëshmorët e kombit, martirët e kombit janë emrat e artë në historinë tonë që nuk harrohen kurrë dhe po ashtu gjaku i tyre nuk humbet asnjëherë, sepse ndodhet në themelet edhe të shtetit edhe të lirisë sonë”, tha Kurti.

Deklarimi i plotë i Kurtit:

376 shqiptarë të paarmatosur e të pambrojtur para 26 vjetëve u vranë në mënyrë mizore nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë. Meja është dëshmi e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar. Është masakra më e madhe në Mejë e në Korenicë, e cila na ka sjellë këtu në përvjetor për homazhe dhe për t’i takuar familjarët e mbijetuar, të cilëve u jemi përjetë mirënjohës për qëndresën e fortë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ndërkaq, dëshmorët e kombit, martirët e kombit, janë emrat e artë në historinë tonë që nuk harrohen kurrë dhe po ashtu gjaku i tyre nuk humbet asnjëherë, sepse ndodhet në themelet edhe të shtetit edhe të lirisë sonë.

Në mesin e këtyre 376 cilëve të vrarë, kanë qenë 11 nxënës dhe 20 arsimtarë, dhe janë varrosur e rivarrosur e zhvarrosur disa herë këto kufoma, kanë përfunduar në varreza masive në Serbi, në Batajnicë, ku gjithsej janë ekshumuar 744 shqiptarë. Po atje janë zbuluar edhe katër varreza të tjera masive me gjithsej mbi 200 shqiptarë, në Kizhevak, Rudnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac. Është interesat se këto dy varrezat masive në Peruqac dhe Petrovo Selo janë në kufij të Serbisë, njëra me Bonjë dhe Hercegovinën, tjetra me Rumaninë. Pra, kanë krijuar varre masive nëpër liqenet e tyre në skaje të territorit të tyre. Madje liqeni i Peruqacit nuk është më shumë se 20 kilometra vijë ajrore larg prej Srebrenicës. Të njëjtit policë e ushtarë e paramilitarë që kanë bërë krime, vrasje në Bosnje e Hercegovinë, e më herët edhe në Kroaci, patën bërë edhe në Kosovë. Pra, bëhet fjalë për vrasës të shumëfishtë, kriminelë të shumëfishtë të luftës, të cilët duhet të gjykohen e dënohen, qoftë duke u kapur, qoftë duke u gjykuar e dënuar në mungesë për çfarë është mundësia tani.

Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.