No menu items!

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është deklaruar pas hedhjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, duke thënë edhe ura aktuale do të hapet.
Ai po ashtu deklaroi se hapja e kësaj ure varet edhe prej karabinierëve italianë që qëndrojnë aty, duke shtuar se ‘‘nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd’’.

‘‘Ura aktuale do të hapet po ashtu. Aty siç e din i janë karabinierët italianë. Prej neve është kërkuar që t’i bëjmë matjet e nevojshme në mënyrë që të vlerësohet qëndrueshmëria e urës. Matjet i kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Prandaj sa më parë që të hapet, aq më e arsyeshme është. Kur do të hapet, kjo varet edhe nga karabinierët italianë, ne nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd, përfshirë edhe karabinierët italianë. Prandaj edhe po i presim kur edhe ata të binden siç jemi të bindur edhe ne që ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar’’, ka deklaruar Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.