Sot, më 20 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë vendosur gurthemelin e projektit për banimin e përballueshëm dhe social në këtë komunë.
Ky projekt synon të ofrojë strehim të dinjitetshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe grupet në nevojë, si pjesë e politikave sociale të qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës./Raporto24