No menu items!

Kurti: Votoni Albulena Haxhiun dhe më testoni mua a i kam 61 vota për Qeveri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sfiduar partitë e tjera që të votojë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke u shprehur i sigurt se e ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

Ai shtoi se nëse nuk arrin të sigurojë shumicën, kjo do të ishte një fitore politike për opozitën.

“Ata nuk besojnë që unë nuk i kam 61 vota për kryeministër. Unë iu them atyre ‘me testoni’. Nëse ata besojnë që Albin Kurti si ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë kryeministër përsëri, e kanë në dorë të më besojnë. Le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte fitore për ta. Nuk do të ishte fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke pamundësuar korumin.” – tha Kurti në RTK.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.