No menu items!

Kush do t’i prijë Podujevës?

Ndërsa priten zgjedhjet lokale të mbahen më 17 tetor 2021, në komunën e Podujevës LDK-ja është përcaktuar se cili do jetë kandidati i saj potencial për t’i prirë fitores. Ndonëse LDK është përcaktuar për Ekrem Hysenin, ajo që shihej qartësisht nga fillet e këtij procesi është se i pakënaqur është ndarë nga ky proces kryetari i deritashëm i LDK-së në Podujevë Agim Veliu. Hyseni përveçse kandidat për të parin e kësaj komune, ai po i prin edhe degës së LDK-së në Podujevë. Deri më tani nuk shihet që ka ndonjë ndryshim në strukturimin e kësaj dege, megjithatë mbetet të shihen se cilat do jenë veprimet e Hyesnit në ditët në vijim, e që ndoshta edhe këto veprime mund të jenë në shërbim fitores në këtë komunë. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë në procesin e brendshëm zgjedhor, pritet të shihet nëse kjo parti do të rikandidojë sërish Shpejtim Bulliqin, apo do të dalë me ndonjë emër tjetër. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është përcaktuar për kandidatin e saj Besnik Tahiri. Ajo që ende nuk është përcaktuar për kandidat të paktën publikisht është Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse janë përfolur emra të caktuar, megjithatë deri më tani ende zyrtarisht PDK nuk është përcaktuar për një kandidat. Mirëpo, se kush do t’i prijë Podujevës pas 17 tetorit, janë llapjanët ata të cilët do të vendosin, marrë parasysh faktin se llapjanët për herë të parë pas lufte në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në nëntor të vitit 2019 vendosën që kësaj komune t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje. A do të vazhdojnë llapjanët me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje apo do të rikthejnë Lidhjen Demokratike të Kosovës, mbetet të shihet më 17 tetor.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU