No menu items!

Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?

Nga sot zyrtarisht trupat e NATO-s në Kosovë do të udhëhiqen nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Por, kush është gjenerali Ulutas, nga vjen dhe cila është karriera e tij e deri tanishme?

Lexoni më poshtë historikun e komandantit të ri të KFOR-it, Oskan Ulutas, e cila i është shpërndarë sot mediave pas ceremonisë së mbajtur në kampin “Film City”, në Prishtinë:

“Gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka lindur në vitin 1967 në Salihli të Manisës. Ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake Kuleli në vitin 1985 dhe Akademinë Ushtarake Turke në vitin 1989.

Në karrierën e tij ushtarake ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme si komandant, shef shtabi, oficer shtabi dhe drejtues në shtabe dhe institucione të ndryshme.

Gjeneralmajor ULUTAS u diplomua në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë në vitin 2002 dhe në Akademinë e Forcave të Armatosura në vitin 2012. Gjithashtu, në vitin 2011 ai përfundoi një Kurs të Studimeve Strategjike në Republikën Popullore të Kinës. Ai është duke kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e Historisë në Universitetin Ataturk si kandidat për doktoraturë.

Gjeneralmajor ULUTAS shërbeu si vëzhgues ushtarak i OKB-së për misionin UNIKOM në kufirin Kuvajt-Irak nga viti 1999 deri në vitin 2000.

Ai gjithashtu punoi me NATO-n, duke përfshirë Komandën e Forcave të Përbashkëta (JFCNP) në Napoli, Itali nga 2005 deri në 2008, dhe Komandën Aleate të NATO-s Transformimi në Norfolk, SHBA nga 2015 në 2017.

Ai u promovua në gradën e Gjeneral Brigade në 2017 dhe shërbeu si Shef i Shtabit të Trupave të Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s (NRDC-Turkiye) në Stamboll nga 2017 deri në 2021.

Së fundmi ai ishte shef i Departamentit të Strategjisë së Shtabit të Përgjithshëm Turk nga 2021 deri në 2023 dhe u promovua në gradën Gjeneral Major në 2023.

Gjeneralmajor ULUTAS është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht”.

Ndryshe, gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, sot ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, në një ceremoni të mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.

Mandati i komandatit të ri turk të KFOR-it do të jetë një-vjeçar. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.