No menu items!

Kush është shefja e kabinetit të Trumpit që ia ndaloi Vuçiqit të takohej me presidentin amerikan?

Aleksandar Vuçiq nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja e kabinetit të presidentit amerikan Donald Trump i ndaloi hyrjen në kompleksin në Florida, pavarësisht se ai kishte paguar për të qenë aty.

Kështu u shpreh ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, duke komentuar lajmin për kthimin e papritur të presidentit të Serbisë nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump janë më të fokusuar në raportin personal me Putinin. Vuçiq nuk mund të përdorë një foto me Trumpin si mjet për të zgjidhur çështjet e brendshme në Serbi. Ai shpresonte që, me një fotografi në Florida, të zbutte presionin nga Evropa dhe të siguronte rrugën drejt Moskës. Por, duke u përpjekur të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, ai ia zuri vendin Trumpit si figura udhëheqëse përballë Evropës“, deklaroi Vujoviq.

Po kush është shefja e stafit të presidentit amerikan?

Susie Wiles ka lindur më 14 maj 1957 në New Jersey me emrin Suzan Sameral. Ka diplomuar në Universitetin e Marylandit dhe në vitin 1980 iu bashkua fushatës presidenciale të Ronald Reganit.

Për gati 10 vjet ka drejtuar firmën lobuese Ballard Partners në Tallahassee.

Wiles tashmë është gruaja e parë në historinë e SHBA-së që është emëruar si shefe e kabinetit të presidentit amerikan dhe konsiderohet person i besuar i tij.

Ajo është një veterane e politikës në Florida. Karrierën e nisi në zyrën e kongresmenit nga New Yorku, Jack Kemp, në Uashington gjatë viteve ’70. Më pas punoi në fushatën e Ronald Reganit dhe në Shtëpinë e Bardhë si organizatore e agjendës së tij.

Më vonë u transferua në Florida, ku ka këshilluar dy kryebashkiakë të Jacksonville dhe ka punuar për kongresisten, Tillie Fowler.

Ka qenë e angazhuar në disa fushata shtetërore në Floridë dhe ndihmoi biznesmenin Rick Scott të fitojë postin e guvernatorit.

Për një kohë të shkurtër udhëhoqi fushatën presidenciale të guvernatorit të Utah, Jon Huntsman, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2016 drejtoi fushatën e Donald Trump në Florida, shtet kyç që i siguroi atij rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Dy vite më pas, Wiles ndihmoi Ron DeSantis të zgjidhet guvernator i Floridës, por marrëdhënia mes tyre u përkeqësua.

Fillimi i bashkëpunimit me Trumpin

Susie Wiles përfundimisht mori drejtimin e fushatës së Trumpit kundër DeSantis gjatë garës paraprake dhe e mposhti bindshëm.

Ekipi elektoral i Trumpit dhe aleatët e tij shpesh e tallnin DeSantis duke përdorur informacione që dyshohej se vinin nga Wiles dhe ish-bashkëpunëtorë të DeSantis që tani ishin në krahun e Trumpit.

Ajo iu bashkua fushatës së tretë të Trumpit dhe gjatë tre viteve të fundit ka vepruar si “shefja de facto e kabinetit”, duke udhëhequr kandidaturën e tij për rizgjedhje dhe duke e ndihmuar në çështje ligjore e gjyqësore.

“Susie Wiles më ndihmoi të realizoj një nga fitoret më të mëdha politike në historinë e SHBA-së dhe ka qenë pjesë thelbësore e fushatave të mia të suksesshme në 2016 dhe 2020”, ka deklaruar Trump.

“Ajo është e fortë, e mençur, inovative dhe gëzon respekt të gjerë.”

Sipas Politico, asnjë tjetër nuk ka ndikim mbi Trumpin si Susie Wiles. Ai vetë e ka quajtur atë – “zonja prej çeliku”.

Ndryshe, përveç lidhjeve të forta me familjen Trump, Wiles ka ndërtuar marrëdhënie edhe me Robert F. Kennedy Jr., i cili më vonë hoqi dorë nga kandidimi presidencial dhe e mbështeti Trumpin.

Susie Wilea ka krijuar gjithashtu një lidhje të afërt me Elon Musk, i cili është bërë një mbështetës i madh i Trumpit, shkruajnë mediat e huaja.

Mediat amerikane theksojnë se Susie është përgjegjëse për faktin që fushata më e fundit e Trumpit ka qenë më e disiplinuar dhe profesionale se të mëparshmet.

Megjithatë, disa e përshkruajnë edhe si një figurë që mbështet ambiciet autokratike të Trumpit.

“Susie Wiles është tepër inteligjente dhe tepër e sofistikuar si operatore politike për të mos e kuptuar këtë”, tha analisti demokratik nga Miami, Fernand Amandi. /Telegrafi/

Ko je šefica Trampovog kabineta za koju bivši diplomata tvrdi da je oterala Vučića sa imanja na Floridi

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.