No menu items!

Kush janë mjekët profesionistë që arritën ta mbajnë në jetë të plagosurin në Kaçanik

Kastriot Berisha, 32 vjeçar, ka përfunduar me sukses operacionin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale. Berisha tanimë është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të IndeksOnline në QKUK kanë bërë të ditur se operacioni i të plagosurit në Kaçanik ka zgjatur 2 orë e gjysmë. Plumbi i kishte depërtuar Berishës në faqen e djathtë me ç’rast kishte kaluar në qafë.

Në sallën e operacionit kanë qenë të pranishëm ekipa kujdestare me përbërje të  Dr Nijazi Heta, Dr Pashtrik Morina , Dr Arben Abazi, Dr Adelina Dobraj, Instrumentaret Hava Sylejmani dhe Mysherefe Demolli dhe ekipa e Anestezionit Dr Shaqir Uka, Dr Blerina Kurshumliu dhe Bekim Krasniqi.

Përveç tyre, në sallë ka qenë pjesëmarrëse edhe drejtoresha e Klinikës së Maksillofaciale Dr. Mërgime Prekazi Loxha.

Falë punës së tyre profesionale dhe përkushtimit, Berisha ka arritur të kaloj rrezikun për jetë.

Tanimë, pacienti është transferuar në Klinikën Intensive për trajtim të mëtutjeshëm.

Kujtojmë se, sot vëllezërit Berisha, Hasani dhe Kastrioti nga Kaçaniku janë gjuajtuar me armë zjarri në magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”.

Për shkak të plagëve të marra, Hasani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas Policisë së Kosovës. Kurse nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë thënë se ende nuk janë të ditura motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që të dyshuarit gjenden në arrati./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.