No menu items!

Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 21-të

Edhe tentimi i 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses.

Në seancë ishin të pranishëm 90 deputetë. Nga ta, për krijimin e komisionit për votim të feshehtë 53 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Megjithatë, mungesa e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit bëri që procesi të mos finalizohet.

Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi se ajo do të ndërpritet dhe do të vazhdojë më 27 maj në ora 11:00.

Ngërçi politik në Kuvend vazhdon prej 15 prillit, kur deputetët u betuan por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duke e mbajtur institucionin të bllokuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.