No menu items!

Kuvendi thotë se propozimi i Deharit për votim të fshehtë është me Rregullore të punës

Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për mbarëvajtjen e seancës së sotme konstituive.

Aty thuhet se propozimi i Avni Deharit, kryesuesi të seancës, për votim të fshehtë në e bazuar në Rregulloren e punë së Kuvendit të Kosovës.

“Në fillim të seancës kryesuesi Dehari tha se pas disa dështimeve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, konkretisht paragrafin 124, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo i çfarëdo forme tjetër, bazuar edhe në Rregulloren e punës së Kuvendit dhe me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimin e Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë, me fletëvotime fizike”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, parlamenti përmend edhe pjesën e kundërshtimin e partive të tjera politike për propozimin e emrave për t’u bërë pjesë e komisionit të Kuvendit për votimin e fshehtë.

Poashtu, theksohet se si shkak i kësaj Dehari i detyrua të ndërprejë seancën për të vazhduar më 3 maj, e shtunë, në ora 10:00.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.