No menu items!

Ky është 46-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Lipjan

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, ndërsa viktima është drejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se viktima është Urim Bektashi, 46 vjeçar Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se vdekja e 46-vjeçarit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa njësiti i trafikut rajonal ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.