Si pasojë e të shtënave me armë pas mesnate në Mitrovicë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Veriu.info mëson se personi i vrarë është 49 vjeçari, Driton Salihu, i cili nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Konfliktin e mbrëmshëm me armë zjarri për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në vend të ngjarjes kishin mbetur të plagosur dy persona, por që njëri prej tyre ka ndërruar jetë në Spital.
Veriu.info mëson se deri të konflikti ka ardhur, pasi që fillimisht ka ndodhur një rrahje mes të rinjve në parking, pas një ndeje në një lokal të rinjësh.
Ndërsa, më vonë janë përfshirë edhe prindërit, ku për pasojë ka ndodhur dy plagosje, ndërsa i ndjeri Driton Salihu nuk iu ka bërë ballë plagëve.