No menu items!

Ky është biznesmeni që u godit qëllimshëm nga vetura në Strellc të Epërm

Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit, ku një përleshje fizike mes dy personave ka eskaluar deri në goditje me veturë.

Fillimisht, rasti ishte raportuar si aksident trafiku, por policia në vendngjarje ka konstatuar se bëhej fjalë për një konflikt të nisur në një lokal, e që më pas ka përfunduar jashtë tij.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se njëri nga të përfshirët në përleshje e ka goditur me veturë personin tjetër.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i godituri nga vetura është biznesmeni Xhafer Istrefaj. Pronari i një restoranti në Strellc është goditur nga bashkëvendasi i tij, Kujtim Alimusaj. Istrefaj ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

“Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se është një përleshje mes dy personave në një lokal. Pasi kanë dalë nga lokali, njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin”, tha zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Flet djali i Xhafer Istrefaj: Babai im hyri për t’i ndarë, nuk ishte cak i sulmit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.