Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar-mjekë të Spitalit në Vushtrri Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj me dyshimin se kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit.
Më tej Prokuroria njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.
Prokurori i Shtetit njofton se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të Spitalit në Vushtrri, Isuf Zekaj, me dyshimin se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.