Sipas informacioneve të publikuara nga Gazeta Sinjali, personi i dyshuar për rastin është Diart Bytyqi, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës. Viktima e plagosjes është identifikuar si Hill Paluca.
Burime nga shërbimi emergjent kanë bërë të ditur se Paluca është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ku ka marrë ndihmën e nevojshme nga stafi shëndetësor.
Pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Motivet e plagosjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
Shënim: Personi i përmendur si i dyshuar gëzon prezumimin e pafajësisë dhe konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.





