Njësitet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike po zhvillojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se nga ky aksion i arrestuar është Ekrem Latifi.
Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, duke bërë të ditur se aksioni po realizohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.
Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë”, tha Hoxha.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.