Ky është i arrestuari që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

Mensur Bunjaku, është personi që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare.

Siç ka raportuar Sinjali, rasti ishte denoncuar fillimisht më 2 qershor, kur një zyrtar i AUV-it kishte raportuar se ishte kërcënuar brenda hapësirave të institucionit.

Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, Policia e kishte iniciuar rastin si vepër penale “Kanosje”, ndërsa kishte nisur procedurat për intervistimin e të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Bunjaku fillimisht nuk ishte hasur nga hetuesit, të cilët i kishin lënë ftesë zyrtare për paraqitje në polici.

Më 16 qershor, ai është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, Mensur Bunjaku është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU