No menu items!

Ky është i dyshuari i katërt që u arrestua për granatën para ordinancës “Medica”

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar edhe i dyshuari i katërt në lidhje me rastin e granatës së lënë më 24 maj 2025 para ordinancës “Medica” në lagjen Ulpianë – Prishtinë, që kishte për cak mjekun Afrim Veliu.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ilir Gjeli, 50-vjeçar i cili dyshohet se ka shtyrë të tjerët për të kryer veprën penale “Kanosja”, duke organizuar dhe nxitur vendosjen e një granate dore F-1 pranë hyrjes së ordinancës private.

Pas disa ditësh në arrati, Gjeli është paraqitur vetë në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë më 18 qershor 2025, ku është intervistuar dhe më pas ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.Veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës,

Ndaj tij po zhvillohen hetime për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale Kanosja”.

Tre të dyshuarit e tjerë – Burhan Mavriqi, Arbnor Shala dhe Dashnim Alimoviq – ishin arrestuar më herët, ndërsa për ta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht ditët e fundit.

Rasti i rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi granata e gjetur ishte funksionale, por pa mekanizëm ndezës, dhe ishte vendosur në hyrje të një objekti shëndetësor.

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për granatën e lënë para ordinancës “Medica”

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.