No menu items!

Ky është i dyshuari që e mori me forcë në veturë një vajzë në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK me lëndime

Vajzat e moshave të reja jo rrallëherë i kanë denoncuar në Polici personat me të cilët krijojnë raporte të afërta, si pasojë e kërcënimeve, dhunës psikike e fizike që përjetojnë. Ka raste kur ato detyrohen të veprojnë kundër vullnetit të tyre e madje privohen edhe nga liria, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku është raportuar një 20-vjeçar, i cili po dyshohet se e ka marrë me forcë një vajzë me veturën e tij, e cila më vonë u gjet në një shtëpi të pabanuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që kanë rënë në prangat e Policisë, si i dyshuar për këtë rast është Egzon Prenki, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Njësitë policore kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dje pas mesnate, me ç’rast i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, me ç’rast kanë bërë me dije se vajza është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.