No menu items!

Ky është i dyshuari që plagosi një person në Suharekë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë ditën e sotme, pasi i njëjti mësohet se ka shtënë me armë drejt një personi tjetër, duke e plagosur.

Personi, 54-vjeçar nga fshati Popolan i Suharekës ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit, duke u transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, dhe pas tretmanit mjekësor ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që plagosi 54-vjeçari nga Poplani i Suharekës është Agron Basha.

Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka identifikuar të dyshuarin ku dhe më pas është arrestuar.

Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.