Një i ri është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur sot rreth orë 17:40, në fshati Saradran të Komunës së Istogut.
Gazeta Sinjali sipas sinjalizuesve mëson se i riu që u ther me thikë 7 herë është 25 vjeçari, Gent Madanaj.
njëjti është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se i riu është ther në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit.
“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë”, tha Gashi.
Ai shtoi se ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes.