No menu items!

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që vdiq tragjikisht në Kotorr të Skenderajt

Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas raportit policor rasti kishte ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes.

“Sot më 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokullisur me traktor. Njësite relevante kanë dalë në vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55-vjeçare është pa shenja jete”, ka thënë Pllana për IndeksOnlinen.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.