No menu items!

Ky është këngëtari i njohur që pritet të hyjë në Big Brother Vip Kosova

Spektakli Big Brother VIP Kosova është përballur me disa dalje ditëve të fundit – disa të detyrueshme e disa me vetë dëshirë.

Një konkurrent i ri ka vendosur që të futet sonte (e premte) në shtëpinë më të vëzhguar në Kosovë

Bruno Pollogati (Foto: Bruno Pollogati/Instagram)

Telegrafi merr vesh nga burime të sigurta se banori më i ri i shtëpisë do të jetë këngëtari nga Shqipëria, Bruno Pollogati.

Artisti i cili është më shumë i njohur në Shqipëri, ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e grupit “Revolt Klan”, i cili ka pasur disa prezantime të suksesshme në ‘Kënga Magjike’ dhe jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime.

Ndërkohë, Bruno numëron edhe një sërë projektesh muzikore solo, të cilat janë pritur mirë nga publiku, ku ndër to spikasin këngët “Pa ty” dhe “I don”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.