Të martën në media u raportua për një ngjarje tragjike në Francë.
Si pasojë e një aksidenti një mërgimtar e ka humbur jetën atje.
Ngjarja u konfirmua nga policia dhe organet shëndetësore franceze.
Siç bëhet e ditur viktima është Valmir Beqiri, nga fshati Duboc i Vushtrrisë, me banim në Francë.
Ai ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.
Derisa ende nuk janë bërë të ditura informacionet rreth ceremonisë së varrimit.