Deri sot në orën 16:00, 1273 qytetarë i kanë konvertuar targat e tyre nga KM në RKS, duke i larguar përfundimisht targat ato ilegale, ka bërë të ditur për Raporto24, Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut.
Elshani ditë më parë ka bërë të ditur se është duke u punu edhe të shtunave, porse sipas tij, nëse ka fluks mund të bëhet regjistrimi edhe të dieleve.
Sipas vendimit të Qeverisë, regjistrimi i veturave me targa RKS është deri me datën 01.12.2023, me lehtësira financiare.