No menu items!

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë, dyshohet se u vra me sqepar

Qyteti i Mitrovicës dhe i gjithë vendi u trondit ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda objektit të Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, ku një person u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se u godit për vdekje me mjete të forta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Nysret Gubetini, rreth 60 vjeç.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja ka ndodhur si pasojë e një rrahje mes disa personave që janë pjesë e kësaj qendre, me ç’rast pas përdorimit të mjeteve të forta, sqepar (teshlicë), Gubetini ka mbetur i vrarë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

E dhimbshme/ Momenti kur vëllau mëson se i është vrarë i vëllau në Mitrovicë ia plas vajit!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.