Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.
Mësohet se e vrarë ka mbetur Nexhmije Haradinaj, rreth të 40-ve.
Ajo, siç ka treguar një familjar i saj me emrin, Rrahim Ajeti, ka qenë më herë punëtore në furrën e dorasit.
Siç thotë ai, por jo bazuar në informata zyrtare, rasti i sotëm ka ndodhur për shkaqe xhelozie, pasi gruaja e ndjerë e ka vazhduar punën diku tjetër, dhe jo në furrën e dorasit, ku më herët ka punuar bashkë edhe me bashkëshortin e saj.
Vrasjen dyshohet se e ka kryer Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza”, i cili më pas e ka vrarë edhe veten.
Lajmin e vrasjes së dyfishtë e konfirmuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila ka treguar detajet e fundit për krimin e rëndë që tronditi Vushtrrinë.
Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.
Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e fundit të Prokurorisë.
Tragjedi në Vushtrri: Pronari i një furrë dyshohet se vrau punëtoren dhe më pas veten