No menu items!

Ky është pronari i lokalit “Friends” në Mitrovicë i cili u arrestua pasi plagosi me armë vëllain e gruas së tij

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku një person është plagosur aksidentalisht nga vetë pronari i lokalit. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në kafiterinë “Friends”, kur 29-vjeçari ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë R.H, vëllain e gruas së tij.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Gani Haziri.

Viktima ka pësuar lëndim në gishtin e këmbës së majtë, ndërsa pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar armën dhe një fishek, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është incuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke vazhduar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.