Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Gjakovë.
IndeksOnlnie mëson se bëhet fjalë për Kaqun Limën, shefin e Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sapo na njoftuan se zjarrfikësi i lënduar në aksident mes dy automjeteve ka ndërruar jetë”, ka thënë për IndeksOnline Krasniqi.
Ajo ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Raporto24/