No menu items!

Ky është zyrtari policor djali i të cilit u arrestua sot si i dyshuar për vrasjen e Muhamed Likës

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se djali i një zyrtari policor nga Stacioni i Policisë në Kacanik, është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në një rast të rëndë vrasjeje.

Gazeta Sinjali mëson se polici është Ibush Murati, djali i të cilit Granit Murati, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e policit Lika.

Murati, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, merr vesh Gazeta Sinjali se prej një kohe gjendet në pushim mjekësor dhe nuk është aktiv në detyrë.

I njëjti ka shërbyer në njësinë policore të Kacanikut, ndërsa aktualisht emri i tij është përmendur në opinion për shkak të përfshirjes së të birit në një rast tragjik që ka tronditur publikun.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga organet kompetente, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe lidhjeve familjare me një zyrtar të uniformës, çështja është duke u trajtuar me kujdes të shtuar procedural.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.