No menu items!

Lahi Brahimaj: Nëse Limaj shkon me VV’në, do të ishte tradhti e pastër

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, duke folur për kreun e Nismës, Fatmir Limajn, ka thënë se ai e ka humbur besimin.

Brahimaj ka thënë se Limaj brenda një muaji i ka ndërruar qëndrimet.

Ai e ka humbur vetvetiu besimin që askush mos t’i besojë as deklaratës së parë, por as të dytës. Nëse brenda një muaji, një lider i ndërron qëndrimet 100%, atëherë cilës me i besu, të parës apo të dytës. Nuk i takon cilitdo burrë brenda muajit të ndërrojë 100% drejtimin”, ka deklaruar Brahimaj në “DPT te Fidani”.

I pyetur për mundësinë që Limaj t’i bashkohet Vetëvendosjes, Brahimaj tha se kjo do të ishte një tradhti e pastër.

“Unë ende po dua të besoj se z.Limaj nuk shkon, por nëqoftëse e bën një gjë të tillë, do të ishte e pandershme dhe do të ishte pabesi. Do të ishte tradhti, do të ishte tradhti e pastër. Ai që i luan fjalët, është tradhti”, u shpreh ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.