Burime të Raporto24 bëjnë të ditur se trajneri gjerman Franco Foda ka vendosur të qëndrojë në krye të Kombëtares së Kosovës, duke respektuar kontratën ekzistuese me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Vendimin e tij ai ia ka konfirmuar sot kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.
Ky është një zhvillim pozitiv për vazhdimësinë dhe stabilitetin në ekipin kombëtar.