No menu items!

Lajmërohet Martin Berishaj: Kryeministrin e Sllovenisë nuk e njohë dhe kurrë nuk e kam takuar

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se nuk e njeh personalisht kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Berishaj thotë se kurrë nuk ka pasur kontakt me kreun e ekzekutivit slloven, teksa iu ka përgjigjur akuzave për një skandal financiar.

Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z.  Robert Golob nuk e njoh, kurre nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetem lajm i rrejshëm mbetet”, ka shkruar Berisha.

Për Berishajn është raportuar në mediat sllovene se ka qenë i përfshirë në një skandal të madh financiar, ku thuhet se Berishaj ka pranuar mjete financiare nga kompania energjetike “GEN” në Beograd.

Opozita në Kosovë ka kërkuar shkarkimin e tij, por presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria e Albin Kurtit i kanë dalë në mbrojtje Martin Berishajt. /Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.